Zelensky: Mbi 15 objekte energjetike në shënjestër të Rusisë
Rusia vuri në shënjestër më shumë se 15 objekte jetike për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike gjatë sulmeve të natës, deklaroi të shtunën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke paralajmëruar…

Rusia vuri në shënjestër më shumë se 15 objekte jetike për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike gjatë sulmeve të natës, deklaroi të shtunën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke paralajmëruar se Moska po përpiqet të shterojë rezervat dhe kapacitetet e Ukrainës për riparime.
Në postimin e tij në X, Zelensky e cilësoi valën e goditjeve si “një nga sulmet më të mëdha të Rusisë ndaj sektorit energjetik të Ukrainës”. Ai përmendi ndër zonat më të prekura Lutskun, Rivnen, Zhitomirin dhe Vinitsian, si dhe njoftoi goditje ndaj objekteve energjetike në rajonet e Harkivit, Kievit dhe Dnipros.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi 332 dronë sulmues, katër raketa lundruese Kalibr dhe raketa të tjera balistike e lundruese. Sipas tyre, mbrojtja ajrore rrëzoi 289 dronë dhe të katër raketat Kalibr, ndërsa goditje u regjistruan në 22 lokacione.
Operatori kombëtar Ukrenergo njoftoi ndërprerje emergjente të energjisë në disa rajone. Kryetari i bashkisë së Vinitsias, Serhiy Morgunov, tha se qyteti mbeti pa energji elektrike. Autoritetet u kërkuan konsumatorëve që ende kishin furnizim ta kursenin energjinë, ndërsa ekipet punonin për rikthimin e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


