Ramadani: Hetimi për Arlinda Zekajn duhet të mbetet profesional
Burim Ramadani thotë se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës duhet të punojë profesionalisht dhe të mos shndërrohet në arenë për përplasje…

Burim Ramadani thotë se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës duhet të punojë profesionalisht dhe të mos shndërrohet në arenë për përplasje politike.
Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, deputeti i AAK-së dhe kryesuesi i komisionit tha se synimi i punës është zbardhja e së vërtetës. Sipas tij, pikërisht faktet duhet të tregojnë se kush mban përgjegjësi.
Ramadani u shpreh optimist se komisioni do ta përfundojë punën. Ai theksoi se nuk synon një raport politik dhe se do të kundërshtojë devijimin e hetimit drejt përplasjeve partiake.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


