Pa kategori

Ramadani: Mungesa e kapelave rrezikon diplomimin e policëve

Burim Ramadani pretendon se gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës rrezikojnë të mbesin pa diplomim për shkak të mungesës së kapelave, duke e lidhur këtë me mungesën e kushteve…

Ramadani: Mungesa e kapelave rrezikon diplomimin e policëve
Dëgjo artikullin 1 min

Burim Ramadani pretendon se gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës rrezikojnë të mbesin pa diplomim për shkak të mungesës së kapelave, duke e lidhur këtë me mungesën e kushteve elementare në polici.

Në emisionin “DPT te Fidani”, deputeti i Aleancës përsëriti kërkesën për largimin e Xhelal Sveçlës nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. Ai kritikoi Qeverinë dhe ministrinë për gjendjen në të cilën, sipas tij, punojnë policët.

Ramadani tha se Sveçla duhet të largohet nga detyra dhe t’u kërkojë falje policeve dhe policëve për kushtet e punës. Pretendimin për rrezikun ndaj diplomimit e paraqiti si shembull të mungesave që ia ngarkon drejtimit të ministrisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top