Tullumani për protestat: Rinia meriton shpresë, jo errësirë
Ramona Tullumani e cilësoi situatën gjatë protestave studentore në Shqipëri si ndoshta javën më të vështirë që prej ngjarjeve tragjike të vitit 1997, duke theksuar se të rinjtë meritojnë shpresë…

Ramona Tullumani e cilësoi situatën gjatë protestave studentore në Shqipëri si ndoshta javën më të vështirë që prej ngjarjeve tragjike të vitit 1997, duke theksuar se të rinjtë meritojnë shpresë dhe mundësi për të jetuar në vendin e tyre.
Në reagimin e saj, sopranoja shkroi se pamjet nga Tirana sjellin trishtim dhe se dhuna lë pasoja të vështira për t’u kapërcyer. “Dhuna prodhon dhimbje dhe plagë që nuk shërohen lehtë, arroganca mbjell pakënaqësi dhe reagim”, u shpreh ajo.
Sipas Tullumanit, protestat nxjerrin në pah mungesën e shpresës dhe largimin e rinisë. Ajo bëri thirrje për më shumë vëmendje, kujdes dhe arsimim për të rinjtë, duke theksuar se Shqipëria duhet të jetë atdheu ku ata jetojnë e punojnë me dinjitet dhe mirëqenie.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


