Britania zgjat pritjen për qëndrim të përhershëm, kush përjashtohet?
Britania e Madhe pritet ta zgjasë nga pesë në 10 vjet pritjen për qëndrim të përhershëm për shumicën e punëtorëve të huaj, ndërsa punëtorët e sektorit të kujdesit do të…

Britania e Madhe pritet ta zgjasë nga pesë në 10 vjet pritjen për qëndrim të përhershëm për shumicën e punëtorëve të huaj, ndërsa punëtorët e sektorit të kujdesit do të përjashtohen nga ky ndryshim, sipas ministres së Brendshme, Shabana Mahmood.
Punëtorët e kujdesit do të mund të aplikojnë pas pesë vjetësh, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara. Afati pesëvjeçar parashihet edhe për personat me të ardhura vjetore mbi 50 mijë funte, ndërsa ata me të ardhura mbi 125 mijë funte do të mund të aplikojnë pas tre vjetësh.
Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Ato parashikohet të zbatohen edhe për punëtorët e huaj që tashmë jetojnë në Britani.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


