Pa kategori

Manxhuka: Votuam për Specialen, ju goditni deputetët e LVV-së

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, mbrojti qëndrimin e Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Speciale dhe akuzoi opozitën për goditje ndaj deputetëve të kësaj partie. Në një postim në Facebook, ai…

Manxhuka: Votuam për Specialen, ju goditni deputetët e LVV-së
Dëgjo artikullin 1 min

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, mbrojti qëndrimin e Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Speciale dhe akuzoi opozitën për goditje ndaj deputetëve të kësaj partie. Në një postim në Facebook, ai e lidhi reagimin me votën e sotme në mbështetje të propozimit për Specialen.

“Sot, sërish ballhapur, votuam PËR në propozimin e atyre që më 2015 nuk na dëgjuan”, shkroi Manxhuka, duke iu referuar kundërshtimit të LVV-së ndaj themelimit të Gjykatës Speciale në vitin 2015.

“E ju goditni! Goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politik, vëllezërit e dëshmorëve”, shkroi ai.

Manxhuka e paraqiti këtë qëndrim si vazhdimësi të pozicionit politik të partisë. “Protestuam me kohë, ngritëm alarmin kur duhej, treguam me vakt”, tha ai, duke shtuar se ndërgjegjja politike e LVV-së është e pastër.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top