Pa kategori

Meta përgëzon deputetët për kapërcimin e sfidës në Kosovë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i përgëzoi deputetët e Kosovës për atë që e cilësoi si pjekuri dhe përgjegjshmëri të lartë politike në kapërcimin e një situate sfiduese, në urimin…

Meta përgëzon deputetët për kapërcimin e sfidës në Kosovë
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i përgëzoi deputetët e Kosovës për atë që e cilësoi si pjekuri dhe përgjegjshmëri të lartë politike në kapërcimin e një situate sfiduese, në urimin për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente.

Në postimin e tij në Facebook, Meta e lidhi forcimin e institucioneve me stabilitetin demokratik dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes europiane të vendit”, shkroi ai.

Meta tha gjithashtu se konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve evropianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët për një Kosovë më demokratike dhe më të integruar në familjen evropiane.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top