Costa: Kosova ka hapësirë të përshpejtojë rrugën drejt BE-së
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Kosova mund të përshpejtojë reformat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se procesi duhet të mbetet i bazuar në merita. Në…

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Kosova mund të përshpejtojë reformat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se procesi duhet të mbetet i bazuar në merita.
Në deklaratën në kuadër të Samitit të Zgjerimit të BE-së 2026, të organizuar nga Euronews, ai përfshiu edhe Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën mes vendeve që kanë mundësi të shënojnë përparim. Costa përsëriti qëndrimin se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së.
Ai theksoi se anëtarësimi duhet të ndjekë një proces të drejtë dhe të qëndrueshëm, ndërsa vetë Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj.
Sipas Costës, Plani i Rritjes dhe nismat e tjera evropiane po ndihmojnë investimet dhe afrimin ekonomik të rajonit me tregun evropian. Ai përmendi pagesat në euro përmes SEPA-s, përmirësimet në pikat kufitare, lidhjet e transportit dhe uljen e kostove të roamingut si shembuj të përparimit.
Costa tha se këto çështje do t’i trajtojë me liderët rajonalë edhe në samitin BE–Ballkani Perëndimor, të parashikuar pas tri javësh.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


