Pa kategori

Schuebel: Reformat të kompensojnë kohën e humbur në Kosovë

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë shprehur përkushtim për të përshpejtuar reformat dhe për të kompensuar kohën e humbur nga paqëndrueshmëria politike, sipas postimit të Zyrës së BE-së për dorëzimin…

Schuebel: Reformat të kompensojnë kohën e humbur në Kosovë
Dëgjo artikullin 1 min

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë shprehur përkushtim për të përshpejtuar reformat dhe për të kompensuar kohën e humbur nga paqëndrueshmëria politike, sipas postimit të Zyrës së BE-së për dorëzimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

Ambasadori Dirk Schuebel ua prezantoi raportin presidentes Shiroka Pula, kryetares së Kuvendit Haxhiu dhe kryeministrit Kurti. Në postim thuhet se ai u inkurajua nga përkushtimi i tyre, ndërsa paqëndrueshmëria politike cilësohet si pengesë për progresin.

Schuebel përsëriti se Bashkimi Evropian do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në kuadër të përkushtimit ndaj zgjerimit.

“E përkushtuar ndaj zgjerimit, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, e ardhmja e së cilës është në Unionin tonë”, tha Schuebel.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top