Pa kategori

Kusari-Lila hap temën e eko-parqeve me shefin e EULEX-it

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka trajtuar projektin për ndërtimin e eko-parqeve industriale në Kosovë gjatë takimit njoftues me shefin e EULEX-it, Antero Lopes, sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë…

Kusari-Lila hap temën e eko-parqeve me shefin e EULEX-it
Dëgjo artikullin 1 min

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka trajtuar projektin për ndërtimin e eko-parqeve industriale në Kosovë gjatë takimit njoftues me shefin e EULEX-it, Antero Lopes, sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Krijimi i një ambienti të sigurt për investime dhe veprimtari ekonomike ishte ndër temat kryesore të bisedës. Në këtë kuadër, u trajtuan programet e ministrisë për zhvillimin industrial, përfshirë eko-parqet.

Sipas ministrisë, takimi përfshiu edhe zhvillimet politike në vend, stabilitetin institucional dhe sundimin e ligjit. Kusari-Lila foli për atë që e cilësoi si progres në avancimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe për forcimin e institucioneve përgjegjëse për sigurinë.

“Përmirësimi i klimës së investimeve, rritja e mirëqenies ekonomike, qeverisja e mirë dhe avancimi i demokracisë mbeten ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top