Trump pranon koston elektorale të luftës me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se lufta me Iranin i dëmtoi republikanët në zgjedhjet e mesmandatit, duke e lidhur ndikimin me rritjen afatshkurtër të çmimit të benzinës, por tha se…

Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se lufta me Iranin i dëmtoi republikanët në zgjedhjet e mesmandatit, duke e lidhur ndikimin me rritjen afatshkurtër të çmimit të benzinës, por tha se do ta merrte sërish vendimin për konfliktin.
Duke iu përgjigjur vlerësimit të JD Vance-it se lufta ishte arsyeja e humbjeve republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, Trump tha se ky shpjegim ishte “në masë të madhe i vërtetë”.
“Mendoj se është në masë të madhe e vërtetë, sepse shkaktoi një rritje të lehtë të çmimit të benzinës në afatshkurtër,” tha ai.
Trump e mbrojti vendimin për luftën me argumentin se duhej penguar pajisja e Iranit me armë bërthamore. Ai tha gjithashtu se kishte pritur një rritje edhe më të madhe të çmimit të naftës.
Presidenti pretendoi se republikanët do t’i kishin fituar garat nëse emri i tij do të ishte në fletën e votimit. Sipas tij, mbështetja që kishte parë në tubimet elektorale nuk ishte bartur te kandidatët e partisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


