Pa kategori

Gashi: Ambiciet për lidership në LDK nuk nënkuptojnë përjashtime

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se shpalosja e ambicieve për lidership dhe e ideve për të ardhmen e partisë në prag të vitit të saj elektoral nuk duhet të…

Gashi: Ambiciet për lidership në LDK nuk nënkuptojnë përjashtime
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se shpalosja e ambicieve për lidership dhe e ideve për të ardhmen e partisë në prag të vitit të saj elektoral nuk duhet të interpretohet si përjashtim i njerëzve.

Në emisionin “Politiko”, ai e paraqiti garën e brendshme si mundësi që njerëzit që kanë kontribuar në LDK të shprehin vizionin e tyre për drejtimin e saj.

“Meqenëse po hyjmë në vitin elektoral të LDK-së, është normale që të shpalosen ambicie dhe ide se si duket më mirë LDK-ja, si do të jetë më përfaqësuese, më fituese dhe më kontribuuese në të ardhmen e Kosovës. Këto janë tema që diskutohen, nuk kanë të bëjnë me eliminimin apo përjashtimin e njerëzve”, ka deklaruar Gashi.

Ai e cilësoi LDK-në shembull të demokracisë dhe zhvillimit, duke vlerësuar se hapja e garës u jep hapësirë kontribuuesve të partisë të shfaqin ambiciet e tyre për lidership.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top