Pa kategori

Maqedonci në Berlin për mundësitë e FSK-së në shkollat e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ka diskutuar në Berlin mundësitë për trajnimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së në shkollat dhe kurset e NATO-s, gjatë takimit…

Maqedonci në Berlin për mundësitë e FSK-së në shkollat e NATO-s
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ka diskutuar në Berlin mundësitë për trajnimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së në shkollat dhe kurset e NATO-s, gjatë takimit me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Aleancë, ambasadorin Detlef Wächter.

Sipas Maqedoncit, biseda përfshiu thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus bashkëpunimin në mbrojtje. Ai e lidhi takimin edhe me synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe me rolin e partnerëve në këtë proces.

“Gjithashtu, diskutuam për synimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe rëndësinë e mbështetjes së partnerëve tanë në këtë proces”, ka shkruar Maqedonci.

Ministri e cilësoi Gjermaninë partner të rëndësishëm strategjik për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe avancimin e integrimit euroatlantik.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top