Schuebel veçon sfidën që mbetet pas përparimit të Kosovës
Lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë për Kosovën, pavarësisht përparimit në disa fusha të reformave, tha ambasadori i Bashkimit Evropian, Dirk Schuebel, pas dorëzimit të Raportit për Vendin 2026 kryeministrit Albin…

Lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë për Kosovën, pavarësisht përparimit në disa fusha të reformave, tha ambasadori i Bashkimit Evropian, Dirk Schuebel, pas dorëzimit të Raportit për Vendin 2026 kryeministrit Albin Kurti.
Në konferencën për media, Schuebel përmendi përparimin në luftën kundër krimit të organizuar, reformën e administratës publike, statistikat dhe lëvizjen e lirë të kapitalit. Ai veçoi edhe miratimin e legjislacionit për luftimin e shpëlarjes së parave.
“Megjithatë, lufta kundër korrupsionit mbetet një çështje që duhet të adresohet dhe për të cilën duhet të punohet më tutje”, deklaroi ai.
Raporti i Komisionit Evropian mbulon periudhën nga 7 tetori 2025 deri më 7 tetor 2026 dhe përfshin edhe sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Sipas ambasadorit, mandati i plotë i Qeverisë krijon mundësi për stabilitet më të madh institucional dhe për avancim më të shpejtë të reformave. Ai tha se është vërejtur dinamikë në zbatimin e agjendës së reformave, duke theksuar nevojën për vazhdimin e punës dhe ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


