Pa kategori

Andonovski: Kostot e IA-së mund të thellojnë pabarazitë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, paralajmëroi në samitin global për inteligjencën artificiale në Seul se kostot e kësaj teknologjie mund të thellojnë pabarazitë dhe u bëri thirrje qeverive të…

Andonovski: Kostot e IA-së mund të thellojnë pabarazitë
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, paralajmëroi në samitin global për inteligjencën artificiale në Seul se kostot e kësaj teknologjie mund të thellojnë pabarazitë dhe u bëri thirrje qeverive të sigurojnë qasje falas në mjetet e dobishme të IA-së.

Ai e veçoi nevojën për qasje në arsim, zhvillimin e aftësive dhe shërbimet publike. Sipas tij, pengesat financiare rrezikojnë të zgjerojnë dallimet si mes shteteve të pasura dhe ekonomive në zhvillim, ashtu edhe mes qytetarëve me të ardhura të ndryshme.

Andonovski theksoi se talenti ekziston kudo, ndërsa mundësitë për të përfituar nga inteligjenca artificiale nuk janë të barabarta për të gjithë. Ai propozoi përdorimin e përbashkët të burimeve teknologjike, një qasje rajonale dhe programe kombëtare zhvillimi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top