Pa kategori

Qeveria planifikon rreth 15 milionë euro për faturat e rrymës

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike për periudhën 2026–2027, përmes të cilit planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin…

Qeveria planifikon rreth 15 milionë euro për faturat e rrymës
Dëgjo artikullin 1 min

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike për periudhën 2026–2027, përmes të cilit planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave, sipas Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ministria njoftoi se programi u aprovua në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon të mbështesë ekonomitë familjare që janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale.

Kushtet dhe kriteret për përfitim pritet të përcaktohen me një vendim që, sipas ministrisë, do të nënshkruhet në ditët në vijim. Pas këtij hapi pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top