Sadiku për garën në LDK: Mos më pyesni me kë jam
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, u ka kërkuar atyre që e pyesin për garën brenda partisë të mos i kërkojnë të tregojë me kë është, duke deklaruar se nuk garon…

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, u ka kërkuar atyre që e pyesin për garën brenda partisë të mos i kërkojnë të tregojë me kë është, duke deklaruar se nuk garon për udhëheqjen dhe nuk ka aspirata të tilla, të paktën tani.
Në postimin e tij, Sadiku thotë se do të bashkëpunojë me këdo që merr drejtimin e LDK-së pas përfundimit të garës. Ai zotohet të respektojë vendimet e përbashkëta edhe kur nuk pajtohet personalisht me shumicën ose udhëheqjen.
“Sepse unë besoj që partitë dhe shteti ndërtohen me bashkëpunim, jo me përçarje. Me punë, jo me intriga. Me ide, jo me grupe”, shkruan ai.
Sadiku thotë se do të vazhdojë të paraqesë ide për rritjen e partisë, të flasë për gabimet dhe të propozojë zgjidhje. Sipas tij, LDK-ja duhet të rritet përmes ideve dhe pranimit të gabimeve, në vend të zgjedhjes së anëve.
Deputeti njofton gjithashtu se një ditë më parë ka dorëzuar 15 amendamente për Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi dhe se po punon në amendamente për ligje të tjera.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


