Pa kategori

Hamza akuzon Kurtin: Ligji për Specialen po përdoret për shantazh

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po e përdor ligjin për Dhomat e Specializuara për shantazh politik, me synimin që të zgjedhë një president politik…

Hamza akuzon Kurtin: Ligji për Specialen po përdoret për shantazh
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po e përdor ligjin për Dhomat e Specializuara për shantazh politik, me synimin që të zgjedhë një president politik dhe, sipas Hamzës, të përmbyllë kapjen e institucioneve.

Në deklaratën para mediave, Hamza kundërshtoi propozimin e Kurtit për mbështetjen e Glauk Konjufcës ose Feride Rushitit për president, në këmbim të votimit të ligjit për Specialen.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit”, tha Hamza. Ai theksoi se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk i takon vetëm PDK-së, por lidhet me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Hamza tha gjithashtu se kishte marrë pjesë vazhdimisht në takime dhe e kritikoi Kurtin për ndryshime qëndrimesh gjatë ditës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top