Mataj pretendon se ndihmoi në zbulimin e manipulimeve me vota
Sahit Mataj, i akuzuar për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2021, deklaroi në mbrojtjen e tij të premten se kishte numëruar votat në mënyrë të rregullt dhe kishte…

Sahit Mataj, i akuzuar për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2021, deklaroi në mbrojtjen e tij të premten se kishte numëruar votat në mënyrë të rregullt dhe kishte ndihmuar në zbulimin e manipulimeve, sipas raportimit të Betimit për Drejtësi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Mataj tha se numërimet e tij në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nuk kishin pasur mospërputhje me ato të numëruesit tjetër në tavolinë. Sipas tij, kryesuesi i tavolinës ishte Granit Halilaj, i dënuar më herët për falsifikim të rezultateve të votimit.
Gjatë mbrojtjes, Mataj tregoi se Jetmir Bytyqi, bashkëshorti i kandidates së atëhershme për deputete Albana Bytyqi, e kishte pyetur për parregullsi pasi kishte marrë informata për mungesë votash. Sipas Matajt, një vëzhgues kishte raportuar 20 vota për kandidaten, ndërsa në listat e publikuara kishin rezultuar tetë.
Ai deklaroi gjithashtu se ishte takuar me Bytyqin dhe një person të identifikuar me emrin Arigon. Sipas tij, Bytyqi e kishte incizuar bisedën dhe më pas kishte kontaktuar kryeprokurorin Kujtim Munishi për t’i dhënë informata. Këto janë deklarime të të akuzuarit gjatë mbrojtjes së tij.
Seanca u ndërpre për shkak të gjendjes shëndetësore të një anëtari të trupit gjykues. Dhënia e mbrojtjes nga Mataj do të vazhdojë në një datë tjetër.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale, e ngritur më 30 dhjetor 2022, pretendon se përmes falsifikimit të rezultateve u ishin shtuar vota Meliza Haradinaj-Stubllës dhe Haxhi Shalës. Bashkë me Matajn, në këtë proces akuzohen Arbër Krasniqi, Përparim Përvetica dhe Ilirjan Hysenaj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


