Pa kategori

Gërvalla pas vrasjeve në Gjilan: Parandalimi është detyrim

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se institucionet dhe shoqëria kanë detyrim të parandalojnë vrasjet e grave, pa pritur që ato të ndodhin për të reaguar, pas vrasjes së një…

Gërvalla pas vrasjeve në Gjilan: Parandalimi është detyrim
Dëgjo artikullin 1 min

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se institucionet dhe shoqëria kanë detyrim të parandalojnë vrasjet e grave, pa pritur që ato të ndodhin për të reaguar, pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit.

“Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, shkroi ajo në Facebook.

Gërvalla shprehu dhimbje dhe indinjatë për ngjarjen, duke e cilësuar ditën e djeshme si të kobshme për një familje tjetër të goditur nga një tragjedi e pariparueshme.

Ajo e cilësoi vrasjen e grave krim të rëndë dhe theksoi se shoqëria nuk mund ta trajtojë si të pashmangshme atë që ka detyrim ta parandalojë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top