Pa kategori

Shiroka Pula vë theksin te mbështetja e OSBE-së për institucionet

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, theksoi rëndësinë e mbështetjes së OSBE-së për forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, gjatë takimit me…

Shiroka Pula vë theksin te mbështetja e OSBE-së për institucionet
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, theksoi rëndësinë e mbështetjes së OSBE-së për forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, gjatë takimit me shefin e misionit në Kosovë, Gerard McGurk, sipas njoftimit për takimin.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me këtë organizatë dhe shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e tij në funksion të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

McGurk e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i dëshiroi sukses në përmbushjen e mandatit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top