Limaj nis takimet për Kosovën pas aktgjykimit të shtatorit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur në Kaçanik dhe Ferizaj një cikël takimesh me temën “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”, sipas postimit të tij. Në bashkëbisedimet me…

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur në Kaçanik dhe Ferizaj një cikël takimesh me temën “Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit”, sipas postimit të tij.
Në bashkëbisedimet me strukturat partiake, bashkëpunëtorë, aktivistë dhe qytetarë, Limaj thotë se janë ngritur shqetësime për mbrojtjen e dinjitetit të luftës së UÇK-së dhe miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sipas tij, pjesëmarrësit kanë shprehur shqetësime edhe për gjendjen ekonomike, sigurinë dhe përkeqësimin e gjendjes sociale. Takimet e para të këtij cikli kanë trajtuar zhvillimet aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballet Kosova.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


