Politikë
Policia forcon kordonin gjatë seancës për Specialen
Policia forcon kordonin gjatë seancës për Specialen Protestuesit e mbledhur prapa Kuvendit të Kosovës kanë ndezur flakadanë, ndërsa brenda po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat…

Policia forcon kordonin gjatë seancës për Specialen
Protestuesit e mbledhur prapa Kuvendit të Kosovës kanë ndezur flakadanë, ndërsa brenda po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Policia ka forcuar kordonin në afërsi të objektit, ndërsa hyrjet në oborrin e Kuvendit janë siguruar me policë.
Protestuesit po qëndrojnë jashtë institucionit në pritje të votimit të projektligjit nga deputetët.