Bajrami: Më shumë euro, por më pak fuqi blerëse
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021 dhe se rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor…

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se çmimet në Kosovë janë rritur rreth 34 për qind nga viti 2021 dhe se rritja nominale e buxhetit dhe e Bruto Produktit Vendor nuk dëshmon domosdoshmërisht përmirësim të mirëqenies.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e vuri theksin te fuqia blerëse e qytetarëve, duke argumentuar se më shumë para në të ardhura nuk nënkuptojnë se mund të blihen më shumë mallra e shërbime.
“Sot, mund të marrim më shumë euro, por blejmë shumë më pak se në vitin 2021”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj, shifrat nominale të buxhetit dhe të ekonomisë nuk e pasqyrojnë vetvetiu gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ajo e lidhi këtë vlerësim edhe me largimin nga vendi të rreth 250 mijë qytetarëve që nga viti 2021, shifër të cilën e paraqiti në postimin e saj.
“Rritja e shifrave në letër nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e mirëqenies së qytetarëve”, deklaroi deputetja e LDK-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


