Pa kategori

Musliu: VV pengoi raportimin e Hoxhës për vrasjen e Arlindës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër kërkesës së saj për ta ftuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të raportojë në komisionin parlamentar…

Musliu: VV pengoi raportimin e Hoxhës për vrasjen e Arlindës
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se deputetët e Vetëvendosjes votuan kundër kërkesës së saj për ta ftuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të raportojë në komisionin parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Në postimin e saj, Musliu bëri të ditur se kishte kërkuar që Hoxha të paraqitej javën e ardhshme në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Sipas saj, votat kundër e pamundësuan këtë raportim.

Ajo kërkoi sqarime për veprimet e Policisë, duke iu referuar denoncimit të kanosjeve që, sipas saj, viktima kishte bërë pak orë para se të vritej. Musliu theksoi se kërkesa synonte sqarimin e trajtimit institucional të rastit, pa paragjykuar përgjegjësinë e askujt.

“Llogaridhënia nuk është ndërhyrje në hetime. Është përgjegjësi institucionale”, shkroi ajo.

Deputetja tha se institucionet duhet të kërkojnë përgjigje për çdo dyshim dhe përgjegjësi për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, përtej shprehjes së ngushëllimeve pas tragjedisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top