Pa kategori

Kurti: Ne katër hapa drejt PDK-së, ata asnjë

Kryeministri Albin Kurti tha se Vetëvendosje ka bërë katër hapa për realizimin e kërkesave të PDK-së, ndërsa e akuzoi këtë parti se nuk ka bërë asnjë hap drejt tyre. Në…

Kurti: Ne katër hapa drejt PDK-së, ata asnjë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se Vetëvendosje ka bërë katër hapa për realizimin e kërkesave të PDK-së, ndërsa e akuzoi këtë parti se nuk ka bërë asnjë hap drejt tyre.

Në konferencën për media, ai renditi deklaratën e përbashkët në Kuvend, miratimin nga Qeveria të përgjigjes lidhur me nismën për projektligjin, thirrjen e seancës me 40 nënshkrime dhe votimin e projektligjit në seancën e djeshme.

“Këto po i marrin si të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa votën e VV-së. Për asnjërën nga këto nuk patëm asnjë fije hezitimi. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, asnjë hap nuk e bëri PDK-ja drejt nesh. Kjo është e padrejtë”, deklaroi Kurti.

Ai tha se pret që edhe PDK-ja të ndërmarrë hapa për arritjen e një dakordimi politik.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top