Pa kategori

Zulfaj: Zgjedhjet e reja rrezikojnë afër 90 milionë euro

Kosova rrezikon të humbë afër 90 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse shkon sërish në zgjedhje dhe mbetet pa Kuvend funksional e Qeveri me kapacitet të plotë, paralajmëroi kryenegociatori…

Zulfaj: Zgjedhjet e reja rrezikojnë afër 90 milionë euro
Dëgjo artikullin 1 min

Kosova rrezikon të humbë afër 90 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse shkon sërish në zgjedhje dhe mbetet pa Kuvend funksional e Qeveri me kapacitet të plotë, paralajmëroi kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, në një postim në Facebook.

Sipas tij, 22 hapa të Planit të Rritjes, me vlerë 131.4 milionë euro, kanë afat përfundimtar më 31 dhjetor të këtij viti. Ai e lidhi rrezikun për zbatimin e reformave me moszgjedhjen e presidentit më 6 tetor.

Zulfaj tha se disa projektligje të bllokuara në qershor, për të cilat rrezikohen mbi 40 milionë euro, janë miratuar sërish nga Qeveria, janë dërguar në Kuvend dhe kanë kaluar të hënën në lexim të parë.

“Nëse Presidenti nuk zgjedhet sot, edhe këto projektligje nuk shkojnë në lexim të dytë dhe duhet të procedohen nga fillimi, në Qeveri dhe në Kuvend”, shkroi ai.

Mes tyre, ai përmendi ligjin që do t’i mundësonte Kosovës të bëhej pjesë e SEPA-s. Sipas vlerësimit të tij, çdo vit jashtë kësaj skeme u kushton qytetarëve dhe bizneseve kosovare rreth 55 milionë euro.

Zulfaj akuzoi opozitën për bllokim institucional: “Bllokada është zgjedhje. Opozita ka zgjedhur të bllokojë, dhe koston po ua faturon qytetarëve”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top