Pa kategori

Ahmetaj: Kosova të kthejë pozicionet e shteteve në përparësi

Diplomatja Mimoza Ahmetaj thotë se Kosova duhet t’i shfrytëzojë pozicionet e shteteve të ndryshme për të avancuar drejt BE-së dhe për të ngritur çështjen e vonesës së statusit kandidat. Në…

Ahmetaj: Kosova të kthejë pozicionet e shteteve në përparësi
Dëgjo artikullin 1 min

Diplomatja Mimoza Ahmetaj thotë se Kosova duhet t’i shfrytëzojë pozicionet e shteteve të ndryshme për të avancuar drejt BE-së dhe për të ngritur çështjen e vonesës së statusit kandidat.

Në emisionin “Info Magazine”, ajo tha se Kosova vazhdon të presë, ndonëse, sipas saj, kanë kaluar katër vjet nga aplikimi, ndërsa shtete të tjera kanë avancuar.

“Domethënë, ka momente dhe mundësi nga të cilat do të përfitonim”, u shpreh Ahmetaj, duke theksuar nevojën për shfrytëzimin e mundësive diplomatike.

Ajo ngriti edhe një pyetje për ndikimin e fuqive të mëdha në proceset integruese: “A duhet patjetër ta kemi edhe ne Rusinë apo një fuqi të tretë në mënyrë që neve të na përshpejtohet procedura?”

Qëndrimi i saj ishte që Kosova të mësojë nga përvojat e shteteve të tjera dhe t’i përdorë pozicionet e tyre në favor të rrugës së vet evropiane.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top