Zemaj: VV pranoi nga PDK-ja atë që ia kundërshtoi LDK-së
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se VV-ja pranoi një president politik nga PDK-ja, ndërsa nga LDK-ja kishte kërkuar kandidat konsensual, duke e cilësuar këtë si një nga dy përfundimet…

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se VV-ja pranoi një president politik nga PDK-ja, ndërsa nga LDK-ja kishte kërkuar kandidat konsensual, duke e cilësuar këtë si një nga dy përfundimet politike të votimeve të mbrëmshme në Kuvend.
“E para: për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja. Vetëm nga LDK kërkohej konsensual??”, ka shkruar Zemaj pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente.
Kritikën tjetër ai e lidhi me votën e VV-së për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas interpretimit të Zemajt, me këtë votë VV-ja pranoi në praktikë ekzistencën dhe juridiksionin e Speciales në Hagë.
Zemaj argumentoi se qëndrimet e partive tashmë mund të vlerësohen përmes veprimeve dhe votimeve të regjistruara në Kuvend.
“Dje, ping-pongu politik VV – PDK mori fund. Votat treguan shumë më tepër se fjalët”, ka shkruar ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


