Pa kategori

Konjufca: Serbia po pengon shkëmbimet energjetike me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën, pavarësisht afatit të caktuar nga komuniteti energjetik, dhe kërkoi veprime…

Konjufca: Serbia po pengon shkëmbimet energjetike me Kosovën
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po pengon shkëmbimet e energjisë elektrike me Kosovën, pavarësisht afatit të caktuar nga komuniteti energjetik, dhe kërkoi veprime evropiane për respektimin e detyrimeve ekzistuese.

Në një postim në X për pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare mbi Korridorin VIII në Bullgari, Konjufca e cilësoi këtë pengim si cenim të sigurisë rajonale të energjisë.

“Kjo minon sigurinë rajonale të energjisë dhe kërkon veprime të vendosura evropiane për të siguruar pajtueshmërinë me detyrimet ekzistuese”, shkroi ai.

Konjufca theksoi edhe rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës në Korridorin VIII. Sipas tij, investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudha e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhjen rajonale dhe do të diversifikojnë rrugët e transportit.

“Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i ndërlidhur kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirje të plotë të Kosovës”, përfundoi ministri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top