Jam e lënduar, por jo e turpëruar
Këngëtarja Eli Fara ka reaguar pas cenimit të privatësisë së saj, duke thënë se ndihet e lënduar, por jo e turpëruar.Në reagimin e saj, artistja ka folur për dhimbjen që…

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar pas cenimit të privatësisë së saj, duke thënë se ndihet e lënduar, por jo e turpëruar.
Në reagimin e saj, artistja ka folur për dhimbjen që po përjeton dhe për ndikimin e gjykimeve e fyerjeve edhe te familja e saj. Ajo e ka vendosur përgjegjësinë te personat që kanë publikuar dhe shpërndarë materialet private.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Fara ka kërkuar ndalimin e shpërndarjes së tyre dhe më shumë mirëkuptim ndaj grave që përballen me cenim të privatësisë. Sipas saj, viktimat nuk duhet të mbajnë edhe barrën e turpit për veprime të kryera kundër tyre.
Këngëtarja ka bërë të ditur se çështjen do t’ia lërë drejtësisë. Në fund, ajo ka falënderuar familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje.


