Shakira për Dua Lipën: “presidentja e klubit të fansave”
Shakira e përshkroi veten si “presidentja e klubit të fansave” të Dua Lipës, pasi dy këngëtaret ndanë skenën për pak momente gjatë koncertit në Madrid. Ajo tha se takimi me…

Shakira e përshkroi veten si “presidentja e klubit të fansave” të Dua Lipës, pasi dy këngëtaret ndanë skenën për pak momente gjatë koncertit në Madrid. Ajo tha se takimi me këngëtaren shqiptare dhe sjellja e saj ndaj ekipit ia kishin shtuar admirimin.
“Që kur të takova këtë pasdite, o Zot, mbeta vërtet e mahnitur prej saj, prej përulësisë së saj”, tha Shakira. Këngëtarja kolumbiane e falënderoi Duan që kishte pranuar ftesën dhe vlerësoi mirësjelljen e saj me ekipin.
“Jam mirënjohëse që jam këtu”, u përgjigj Dua Lipa. Shakira shtoi se kishte qenë fanse e saj edhe para këtij takimi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


