Pa kategori

Jandrokoviq: Bashkëpunimi me Korenë sjell rezultate në armatim

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, e cilësoi sot blerjen e 18 sistemeve raketore nga Koreja e Jugut, të kontraktuar muajin e kaluar, si rezultat konkret të bashkëpunimit dhe…

Jandrokoviq: Bashkëpunimi me Korenë sjell rezultate në armatim
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, e cilësoi sot blerjen e 18 sistemeve raketore nga Koreja e Jugut, të kontraktuar muajin e kaluar, si rezultat konkret të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Në konferencën për shtyp në Zagreb me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, ai tha: “Kroacia po blen gjithashtu sisteme moderne raketore-artilerie Chunmoo nga Koreja, ndaj kemi rezultate shumë konkrete të marrëdhënieve tona miqësore dhe bashkëpunimit”.

Kroacia i nënshkroi muajin e kaluar kontratat me kompaninë koreano-jugore Hanwha Aerospace për sistemet vetëlëvizëse Chunmoo K239. Blerja vlerësohet në 435,2 milionë euro pa TVSH, ndërsa dorëzimi pritet të përfundojë deri në vitin 2029.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top