Zelenskyy i përgjigjet me buzëqeshje pyetjes për Trumpin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy buzëqeshi pas një heshtjeje prej 15 sekondash kur Sky News e pyeti nëse presidenti amerikan Donald Trump po e përdorte si “kokë turku” për problemet e…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy buzëqeshi pas një heshtjeje prej 15 sekondash kur Sky News e pyeti nëse presidenti amerikan Donald Trump po e përdorte si “kokë turku” për problemet e tij të brendshme. “Kjo është përgjigjja ime”, tha ai, pa e shtjelluar më tej përgjigjen.
Pyetja erdhi pas kritikave të Trumpit, i cili e cilësoi udhëheqësin ukrainas më të vështirë për t’u trajtuar sesa presidentin rus Vladimir Putin dhe i quajti “turp” sulmet e reja ukrainase ndaj rafinerive ruse.
Zelenskyy kishte thënë të enjten se Ukraina do t’i rifillonte sulmet ndaj këtyre objektivave pas një pezullimi treditor me kërkesë të Trumpit. Sipas presidentit ukrainas, Moska nuk i kishte ndalur sulmet e veta.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


