Miller: Ushtarët amerikanë gati për sigurinë në Kosovë
Koloneli amerikan Jabari Miller deklaroi për revistën ushtarake “Stripes” se ushtarët amerikanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt…

Koloneli amerikan Jabari Miller deklaroi për revistën ushtarake “Stripes” se ushtarët amerikanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.
“Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, tha Miller.
Ai ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it. Sipas njoftimit të Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, ceremonia e ndërrimit të komandës u zhvillua të hënën në kampin Bondsteel.
Trupat amerikane në detyrë aktive morën drejtimin nga Brigada e 53-të e Këmbësorisë e Gardës Kombëtare të Floridës. Sipas të njëjtit njoftim, kjo është hera e parë që nga shtatori 2014 që ato rikthehen në udhëheqjen e kësaj komande.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


