Sadiku: Pas akuzave ndaj Ramës, vetëm rasti i biletave
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, pretendon se, pas pesë vitesh akuzash ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i vetmi rast i ngritur është ai për rritjen e çmimit të biletave…

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, pretendon se, pas pesë vitesh akuzash ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i vetmi rast i ngritur është ai për rritjen e çmimit të biletave të autobusëve.
Në postimin e tij në Facebook, Sadiku i cilësoi si të ulëta dhe të dobëta sulmet nga aktivistë, anëtarë dhe deputetë të Vetëvendosjes. Sipas tij, akuzat ndaj Ramës kanë prekur edhe jetën private dhe familjen e kryetarit.
Sadiku i bëri thirrje Ramës dhe Prokurorisë të bashkëpunojnë plotësisht për sqarimin e procesit. Ai theksoi se çdo dyshim duhet të hetohet dhe çdo akuzë të marrë përgjigje institucionale.
“Por akuzat publike duhet të mbështeten në fakte, ndërsa përgjegjësia penale të përcaktohet nga drejtësia, jo nga propaganda partiake”, shkroi deputeti.
Ai e quajti kritikën politike legjitime dhe llogaridhënien të domosdoshme, duke kërkuar që debati për Prishtinën të përqendrohet te puna, rezultatet dhe problemet e qytetarëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


