Pa kategori

Zemaj: Ndërhyrjet politike cenuan sigurinë e minatorëve në Trepçë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pretendoi se ndërhyrjet në menaxhimin e Trepçës për interesa politike kanë cenuar drejtpërdrejt sigurinë e minatorëve, pas rastit të bllokimit të tyre në horizontin e…

Zemaj: Ndërhyrjet politike cenuan sigurinë e minatorëve në Trepçë
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pretendoi se ndërhyrjet në menaxhimin e Trepçës për interesa politike kanë cenuar drejtpërdrejt sigurinë e minatorëve, pas rastit të bllokimit të tyre në horizontin e 11-të.

Në deklaratën e tij, Zemaj e cilësoi daljen e minatorëve si lajm të mirë, por ngriti shqetësime për mungesën e investimeve, sigurinë e pamjaftueshme dhe pengesat në pagesa. Ai tha se minatorët nuk mund të trajtohen si numra apo si mjet teknik.

Duke kritikuar Qeverinë e Kosovës, Zemaj shkroi: “Qeverisë duhet t’i themi se mashtrimi nuk është zgjidhje. As populizmi, aq më pak kur shfrytëzimi i minatorëve bëhet vetëm për interesa elektorale”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top