Politikë

Zemaj para mbledhjes së LDK-së: Nuk bie në ‘kurthin e Albin Kurtit’

Armend Zemaj thotë se qëndrimi i tij është mbrojtja e LDK-së dhe se nuk do të bjerë në atë që e quajti ‘kurthi i Albin Kurtit’.

Zemaj para mbledhjes së LDK-së: Nuk bie në ‘kurthin e Albin Kurtit’
Armend Zemaj. Foto: Kuvendi i Kosovës / Wikimedia Commons (domen publik).
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë para mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë se qëndrimi i tij është mbrojtja e LDK-së.

“Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”, deklaroi Zemaj.

Deklarata e tij u bë në prag të diskutimeve të deputetëve të LDK-së për zhvillimet e fundit rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.

Kryesia e LDK-së kishte njoftuar më herët se, me unanimitet të plotë, e ka mbështetur nominimin e Sejdiut për president të Kosovës.

Burimi: Reporteri

Scroll To Top