Pa kategori

Sinani e quan votimin në Serbi referendum për Luginën

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cilësoi procesin e sotëm zgjedhor në Serbi si “referendum në vete”, duke e vlerësuar si jetik për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së…

Sinani e quan votimin në Serbi referendum për Luginën
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cilësoi procesin e sotëm zgjedhor në Serbi si “referendum në vete”, duke e vlerësuar si jetik për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pasi shfrytëzoi të drejtën e votës, Sinani u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht dhe të dalin në votime me anëtarët e familjeve të tyre.

“Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha ajo.

Sinani e përdori krahasimin me referendumin për të theksuar rëndësinë që i jep pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Në procesin zgjedhor në Serbi po marrin pjesë edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top