Pa kategori

Rama për dorëheqjen: S’mund të ma impononi me dhunë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dorëheqja e tij nuk mund të imponohet me dhunë apo me forma të tjera presioni, ndërsa shtoi se jo çdo kërkesë e atyre…

Rama për dorëheqjen: S’mund të ma impononi me dhunë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dorëheqja e tij nuk mund të imponohet me dhunë apo me forma të tjera presioni, ndërsa shtoi se jo çdo kërkesë e atyre që kërkojnë largimin e tij është e gabuar.

“Unë besoj se kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë apo me çfarëdo forme tjetër”, deklaroi ai në një videoadresim në Facebook të dielën.

Rama i cilësoi protestat e këtyre ditëve si “flamë antidemokratike” dhe tha se do ta shuante. Ai sulmoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e lidhur me qëndrimin e protestuesve që i cilësoi të dhunshëm.

Në të njëjtin adresim, kryeministri prezantoi një paketë ligjore që, sipas tij, synon luftimin e dhunës dhe anarkisë urbane. Ai përmendi vepra të reja penale, ndryshime në dënime për persona të maskuar, përgjegjësinë e prindërve dhe kodin etik të mësimdhënësve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top