Protesta kundër Melonit, nëntë të arrestuar në Itali
Nëntë persona u arrestuan gjatë protestave të së shtunës në Itali kundër qeverisë së Giorgia Melonit, rritjes së kostos së jetesës dhe luftërave në Lindjen e Mesme, sipas autoriteteve. Mijëra…

Nëntë persona u arrestuan gjatë protestave të së shtunës në Itali kundër qeverisë së Giorgia Melonit, rritjes së kostos së jetesës dhe luftërave në Lindjen e Mesme, sipas autoriteteve.
Mijëra qytetarë dolën në qytetet kryesore të vendit. Tubimet ishin kryesisht paqësore, por në Romë, Firence, Bolonjë dhe Torino pati tensione dhe përplasje me policinë. Në Romë, një grup protestuesish hyri në Koloseum, ndërsa në Bolonjë policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.
Autoritetet raportuan gjithashtu se 371 persona u shoqëruan në polici për verifikime. Për sigurinë u angazhuan policë dhe ushtarë.
Kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi operacionin e sigurisë. Ajo theksoi se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, duke shtuar se duhet mbrojtur edhe siguria e qytetarëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


