Gërvalla: Drejtësi mbi çdo pushtet, mbi çdo interes
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se nuk duhet të ketë tolerancë ndaj abuzimit me pushtetin dhe se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, në mesazhin për Ditën…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se nuk duhet të ketë tolerancë ndaj abuzimit me pushtetin dhe se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, në mesazhin për Ditën Evropiane të Drejtësisë.
“Drejtësia nuk është privilegj i disave, por e drejtë e secilit dhe themel i shtetit ligjor, ku ligji zbatohet pa dallim dhe askush, bash askush, nuk qëndron mbi të”, shkroi ajo në Facebook.
Gërvalla theksoi se nuk duhet të ketë kompromis me padrejtësinë, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Drejtësi. Çdo ditë. Për të gjithë. Drejtësi mbi çdo pushtet, mbi çdo interes, pa asnjë dallim e përjashtim”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


