CeSID: Mbi 70 parregullsi në orët e para të votimit
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) njoftoi se deri në orën 09:00 janë raportuar mbi 70 parregullsi gjatë votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25…

Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) njoftoi se deri në orën 09:00 janë raportuar mbi 70 parregullsi gjatë votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor.
Sipas organizatës, rastet përfshijnë fotografimin e fletëvotimeve, votimin jashtë kabinave dhe votimin familjar. Është raportuar edhe një rast kur një votues ka votuar në emër të një personi tjetër.
CeSID-i ngriti shqetësim të veçantë për pengimin e vëzhguesve, duke thënë se në disa vendvotime atyre nuk u është lejuar qasja. Organizata tha se po kontaktonte autoritetet përgjegjëse për t’ua mundësuar kryerjen e detyrës.
Gjithashtu janë raportuar përplasje ndërmjet anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, ndërprerje të përkohshme të votimit, kërcënime ndaj votuesve dhe probleme me materialin zgjedhor.
Sipas vlerësimit fillestar të CeSID-it, të bazuar në të dhënat nga 750 vendvotime, pjesëmarrja deri në orën 09:00 ishte 12 për qind, kundrejt 5,2 për qind në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2023.
Vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


