Zelensky u kërkon evropianëve raketat që mbajnë në rezerva
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi vendeve evropiane t’i dorëzojnë Ukrainës raketa PAC-2 dhe PAC-3 nga rezervat e tyre, duke thënë se nevojiten për sistemet Patriot që mbrojnë qytetet gjatë…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi vendeve evropiane t’i dorëzojnë Ukrainës raketa PAC-2 dhe PAC-3 nga rezervat e tyre, duke thënë se nevojiten për sistemet Patriot që mbrojnë qytetet gjatë dimrit.
Në konferencën për shtyp pas samitit të BE-së në Bruksel të premten, Zelensky tha se vendet evropiane kanë rezerva të këtyre raketave me të cilat mund ta ndihmojnë Ukrainën ta kalojë dimrin.
Sipas tij, dorëzimi i raketave duhet të pasojë zotimet evropiane për ta mbështetur Ukrainën me gjithçka që i nevojitet. Ai i cilësoi udhëheqësit evropianë si “liderët e vërtetë të botës së lirë”.
Kërkesa e tij përfshiu edhe mbështetjen financiare e politike për Kievin, krahas ndihmës ushtarake.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


