Pa kategori

Zelensky tregon çfarë pret këtë javë nga negociatat me BE-në

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se këtë javë pritet të hapen dy grupe negociuese për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa synimi është hapja e të gjashta grupeve…

Zelensky tregon çfarë pret këtë javë nga negociatat me BE-në
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se këtë javë pritet të hapen dy grupe negociuese për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa synimi është hapja e të gjashta grupeve deri në fund të vitit.

Në një adresim në rrjetet sociale, ai tha se dy grupe të tjera ishin hapur gjatë verës dhe se po vazhdon kontaktet me partnerët e Ukrainës, përfshirë bisedimet e planifikuara me përfaqësues të lartë të BE-së.

“Do të ketë paketa mbështetëse për Ukrainën dhe po bëjmë gjithashtu përparim në negociatat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian”, tha Zelensky.

Ai e cilësoi këtë proces si mbështetje politike dhe morale për ukrainasit. Sipas tij, Ukraina po punon edhe për të siguruar mbështetje të plotë financiare dhe për përmbushjen e marrëveshjeve me Evropën.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top