Cakolli: Miratimi i ligjit për Specialen, më së herëti më 8 tetor
Eugen Cakolli nga KDI vlerëson se, sipas afateve minimale procedurale që ai rendit, ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të miratohen përfundimisht më së herëti më 8 tetor.…

Eugen Cakolli nga KDI vlerëson se, sipas afateve minimale procedurale që ai rendit, ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të miratohen përfundimisht më së herëti më 8 tetor. Sipas tij, kjo e bën shumë të vështirë përmbylljen e procedurës para afatit të 6 tetorit, edhe pas dhënies së opinionit nga Qeveria.
Cakolli thotë se materialet e plota u janë shpërndarë deputetëve më 3 tetor. Sipas shpjegimit të tij, edhe procedura e përshpejtuar kërkon së paku 48 orë deri në shqyrtimin e parë dhe 72 orë nga miratimi në parim deri në shqyrtimin e dytë. Në këtë skenar, leximi i parë mund të mbahet më së herëti më 5 tetor.
Ai sqaron se shmangia nga afatet procedurale mund të propozohet nga së paku gjashtë deputetë dhe kërkon miratimin e dy të tretave të deputetëve të pranishëm. Pas miratimit, mbeten edhe procedurat për shpalljen dhe hyrjen në fuqi të ligjit.
Cakolli rikujton gjithashtu se së paku 10 deputetë mund ta kontestojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese brenda tetë ditësh nga miratimi, për përmbajtjen ose procedurën. Në atë rast, sipas tij, shpallja e ligjit pret vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


