Rama: Gazi lotsjellës nuk e zëvendëson përgjigjen politike
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike dhe se gazi lotsjellës nuk mund ta zëvendësojë atë, pas përleshjeve të mbrëmjes së 5 tetorit mes policisë…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike dhe se gazi lotsjellës nuk mund ta zëvendësojë atë, pas përleshjeve të mbrëmjes së 5 tetorit mes policisë dhe protestuesve në sheshin “Skënderbeu”.
“Pakënaqësia qytetare kërkon përgjigje politike. Gazi lotsjellës nuk e zëvendëson atë”, shkroi Rama.
Ai kërkoi sqarim dhe përgjegjësi për trajtimin e protestuesve, duke i cilësuar shqetësuese pamjet e të lënduarve dhe të atyre që morën trajtim në QKUK. Sipas tij, institucionet duhet të garantojnë të drejtën për protestë dhe një incident i shkaktuar nga individë nuk duhet të përdoret për të delegjitimuar gjithë protestën.
Rama kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për ndryshim të qëndrimit ndaj qytetarëve dhe protestave. Ai pretendoi se Kurti dhe deputetët e tij u larguan nga sheshi me vetura të zeza, ndërsa ia rikujtoi kritikat e dikurshme për përdorimin e tyre nga zyrtarët.
“Mos e ktheni policinë në përgjigje ndaj dështimit tuaj politik. Merrni përgjegjësi dhe gjeni zgjidhje”, shkroi Rama, duke u bërë thirrje institucioneve të mos e përdorin policinë kundër protestuesve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


