Shiroka-Pula fton shqiptarët e Luginës në votim për më shumë deputetë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u bëri thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Serbi më 25 tetor,…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u bëri thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Serbi më 25 tetor, duke e lidhur pjesëmarrjen me përfaqësimin më të fuqishëm shqiptar.
Në mesazhin e saj publik, ajo kërkoi bashkim në listë dhe në votim, me synimin për të siguruar më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”, deklaroi Shiroka-Pula.
Presidentja theksoi se çdo votë ka rëndësi për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtyre tri komunave. Thirrja e saj iu drejtua posaçërisht atyre që jetojnë në Kosovë, një ditë përpara votimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


