Çitaku mbështet Koalicionin Shqiptar për më shumë deputetë në Serbi
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, u bëri thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të votojnë Koalicionin Shqiptar, me numrin 17, në zgjedhjet e 25 tetorit…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, u bëri thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të votojnë Koalicionin Shqiptar, me numrin 17, në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, duke e lidhur shtimin e deputetëve shqiptarë me përfaqësim dhe mbrojtje më të fuqishme.
Në postimin e saj, Çitaku tha se më shumë mandate do të krijonin më shumë mundësi për t’u përballur me politikat që ajo i cilësoi si diskriminuese dhe përndjekëse ndaj shqiptarëve.
“Sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, aq më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta e fuqi për shqiptarët”, shkroi ajo.
Çitaku kërkoi që votuesit të angazhohen edhe për t’i nxitur të tjerët të marrin pjesë në zgjedhje, duke e cilësuar votimin si moment përcaktues për shqiptarët atje.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


