Isufaj në Supreme: Shkarkimi ishte përgatitur para votimit?
Blerim Isufaj pretendon se arsyetimi i vendimit për shkarkimin e tij nga drejtimi i Prokurorisë Speciale ekzistonte para votimit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas ankesës së tij në Gjykatën…

Blerim Isufaj pretendon se arsyetimi i vendimit për shkarkimin e tij nga drejtimi i Prokurorisë Speciale ekzistonte para votimit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas ankesës së tij në Gjykatën Supreme, të publikuar nga televizioni Dukagjini.
Isufaj kërkon anulimin e shkarkimit dhe kthimin në detyrë. Ai argumenton se përgatitja paraprake e arsyetimit do ta kthente diskutimin e Këshillit në miratim formal të një teksti, pa mundësi që mendimet ndryshe të pasqyroheshin në vendim.
KPK-ja e kishte arsyetuar shkarkimin me keqmenaxhim të Prokurorisë dhe tendenca për ndikim në raste nën hetim. Isufaj i kundërshton këto vlerësime: sipas tij, vendimi nuk identifikon asnjë lëndë ku ndarja manuale është përdorur për të ndikuar në hetim.
“Rreziku abstrakt nuk është sjellje e vërtetuar”, shkruan ai në ankesë.
Duke pretenduar se i është mohuar e drejta për t’u dëgjuar nga Këshilli, Isufaj ka propozuar edhe mbajtjen e një seance publike dëgjimore në Supreme. Kërkesës i ka bashkëngjitur vendimin me të cilin kjo gjykatë kishte anuluar shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


